SKIN1004 – Madagascar Centella Niacinamide 10 Boosting Shot Ampoule Mini, 9ml
7.00 €
Ampoule aktiv me 10% Niacinamide, Tranexamic Acid, Vitamin C derivative, Madagascar Centella dhe micro-spicules, që ndihmon në përmirësimin e pamjes së poreve, uneven tone dhe teksturës.
Formula e lehtë absorbohet pa ndjesi të rëndë dhe përmban Panthenol për hidratim dhe rehati më të mirë të lëkurës.
✓ Për pore të dukshme dhe teksturë
✓ Ndihmon që toni të duket më i njëtrajtshëm
✓ Për dull, oily dhe combination skin
✓ Mini size, ideal për testim
✓ Fillohet gradualisht 2–3 herë në javë
Dërgesë në Kosovë, Shqipëri & Maqedoni
| Madhësia | 9ml |
|---|
Poret nuk kanë nevojë të zhduken. Kanë nevojë për rutinë që ka kuptim.
Kur lëkura duket dull, tekstura jo e njëtrajtshme dhe poret më të theksuara, shtimi i pesë serumeve të reja zakonisht nuk është zgjidhja.
SKIN1004 Madagascar Centella Niacinamide 10 Boosting Shot Ampoule është një ampoule aktiv që kombinon 10% Niacinamide, Tranexamic Acid, një derivat të Vitaminës C dhe micro-spicules për kujdes më të fokusuar te pamja e poreve, uneven tone dhe tekstura.
Formula e lehtë përmban gjithashtu Madagascar Centella dhe Panthenol, që ndihmojnë në hidratimin dhe balancimin e rutinës.
Versioni mini 9 ml është ideal për ta testuar formulën dhe tolerancën e lëkurës para se të kalosh te madhësia e plotë.
Pse funksionon?
Niacinamide 10%
Një formë e Vitaminës B3 që ndihmon në balancimin e sebumit, mbështet skin barrier dhe ndihmon që pamja e poreve dhe tonit të lëkurës të duket më e rafinuar.
Tranexamic Acid
Ndihmon në përmirësimin e pamjes së uneven tone dhe mbështet një lëkurë që duket më e ndritshme dhe më e njëtrajtshme.
Ascorbyl Glucoside
Një derivat i qëndrueshëm i Vitaminës C që ndihmon në shtimin e radiance dhe përmirësimin e pamjes së tonit dhe teksturës.
Madagascar Centella Asiatica
Ndihmon që lëkura të ndihet më e qetë dhe më e balancuar gjatë përdorimit të formulës aktive.
Panthenol dhe Madecassoside
Ndihmojnë në hidratimin, rehatinë dhe mbështetjen e barrierës së lëkurës.
Hydrolyzed Sponge – Micro-Spicules
Struktura shumë të vogla me formë të ngjashme me mikrogjilpëra, që ndihmojnë shpërndarjen e formulës në sipërfaqen e lëkurës.
Për shkak të tyre, pas aplikimit mund të ndihet pickim ose tingling i lehtë.
Çfarë bën?
– Ndihmon në reduktimin e dukshmërisë së poreve
– Mbështet kontrollin e sebumit të tepërt
– Ndihmon që toni të duket më i njëtrajtshëm
– Përmirëson pamjen e dullness dhe teksturës
– Mbështet një glow më natyral
– E lë lëkurën të hidratuar pa ndjesi të rëndë
– Ndihmon në përmirësimin e pamjes së shenjave të mbetura pas puçrrave
Për kë është?
Rekomandohet për:
– Lëkurë të yndyrshme
– Lëkurë të kombinuar
– Lëkurë normale
– Pore të dukshme
– Sebum të tepërt
– Dull skin dhe mungesë radiance
– Uneven tone dhe teksturë jo të njëtrajtshme
– Shenja të dukshme pas puçrrave
– Persona që duan ta testojnë një produkt me micro-spicules
Për kë mund të mos jetë?
Mund të mos jetë zgjedhja e parë për:
– Barrierë të dëmtuar ose shumë të irrituar
– Lëkurë shumë reactive ndaj niacinamide në përqendrim të lartë
– Skuqje intensive ose ndjeshmëri ndaj micro-spicules
– Puçrra të hapura, të dëmtuara ose shumë të inflamuara
– Persona që përdorin disa produkte të forta eksfoliuese në të njëjtën rutinë
– Persona që nuk përdorin SPF rregullisht
Edhe pse formula është testuar për irritim të ulët, 10% Niacinamide dhe micro-spicules mund të jenë intensive për disa lloje të sensitive skin.
Si përdoret?
Për një rutinë më të kontrolluar, përdore në mbrëmje.
Java 1–2:
- Pastroje fytyrën me një cleanser të butë.
- Apliko një toner hidratues, nëse e përdor.
- Vendos një sasi të vogël të ampoule-it në zonat me pore, uneven tone ose teksturë.
- Masazhoje lehtë pa e fërkuar lëkurën.
- Përfundo me një krem hidratues.
Fillo 2–3 herë në javë.
Pas adaptimit:
Nëse lëkura nuk shfaq tharje, djegie ose irritim të vazhdueshëm, mund ta rrisësh gradualisht përdorimin në çdo të dytën mbrëmje ose çdo ditë.
Nuk është e nevojshme ta përdorësh çdo natë që rutina të funksionojë.
Çfarë mund të ndjesh?
Për shkak të micro-spicules, mund të shfaqet:
– Pickim i lehtë
– Ndjesi shpimi
– Skuqje e përkohshme
– Ndjeshmëri kur prek fytyrën
Një ndjesi e lehtë zakonisht qetësohet pasi lëkura adaptohet. Djegia intensive, dhimbja ose skuqja që vazhdon nuk duhet injoruar.
Nëse irritimi vazhdon, ndaloje përdorimin dhe fokusohu te cleanser-i i butë, hidratimi dhe skin barrier.
Në fillim mos e kombino në të njëjtën rutinë me:
– Retinol ose retinal
– Peeling të fortë AHA/BHA
– Scrub fizik
– Produkte të tjera me spicules
– Microneedling në shtëpi
– Vitamin C shumë acidike, nëse lëkura është sensitive
Mbaje rutinën të thjeshtë:
Cleanser → Niacinamide Boosting Shot → Barrier Cream
Rendi në rutinë
Në mbrëmjen me ampoule:
Cleanser → Toner hidratues → SKIN1004 Niacinamide Ampoule → Krem hidratues
Në mbrëmjen pa ampoule:
Cleanser → Toner → Essence ose serum hidratues → Krem hidratues
Në mëngjes:
Cleanser → Serum/Hidratues → SPF 50
Uneven tone pa SPF është problem që vazhdon të përsëritet.
Kujdes
Bëj patch test para përdorimit.
Mos e apliko mbi lëkurë të irrituar, të dëmtuar ose menjëherë pas eksfolimit. Shmang kontaktin me sytë, buzët dhe anët e hundës.
Përdor SPF çdo mëngjes. Nëse irritimi vazhdon, ndërpreje përdorimin.
Mos përdor më shumë produkt për rezultate më të shpejta. Konsistenca është më e rëndësishme se sasia.
| Madhësia | 9ml |
|---|





Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.