K-Beauty origjinale për rutinën tënde
Produkte koreane të zgjedhura për glow, hidratim dhe lëkurë më të qetë.
Glow fillon me SPF
Zbulo SPF korean të lehtë për mbrojtje ditore, lëkurë më të qetë dhe pamje më të freskët.
Cili është shqetësimi yt sot?
Zgjidh produktet sipas nevojës së lëkurës tënde.
Më të shiturat këtë javë
🌱 Rutina kundër akneve
Më pak puçrra.
Më shumë qetësi për lëkurën.
Produktet koreane të zgjedhura për akne ndihmojnë në qetësimin e skuqjes, kontrollin e sebumit dhe përmirësimin e pamjes së poreve.
Vetëm marka koreane origjinale
Të rejat në Seoul Skin
Latest Videos on Channel
Latest Videos on Channel
Korean skincare në Kosovë — produkte origjinale K-Beauty për rutinën tënde
Seoul Skin është dyqan online për produkte koreane skincare, i krijuar për ta bërë kujdesin ndaj lëkurës më të thjeshtë, më të qartë dhe më të lehtë për t’u zgjedhur. Nëse po kërkon K-Beauty origjinale, SPF korean, toner, serum, essence, krem hidratues apo produkte për akne dhe pore, te Seoul Skin gjen produkte të zgjedhura me kujdes për nevojat e ndryshme të lëkurës.
Korean skincare është i njohur për formula të lehta, tekstura komode dhe fokus në hidratim, glow natyral dhe kujdes të përditshëm për barrierën e lëkurës. Prandaj, ne zgjedhim produkte që përshtaten lehtë në rutinë: nga Beauty of Joseon SPF, COSRX Snail 96 Mucin Essence, Anua Heartleaf 77%, e deri te brende të tjera koreane të njohura për kujdes të butë dhe efektiv.
Zgjidh produktet sipas nevojës së lëkurës
Nuk je e sigurt nga t’ia nisësh? Në Seoul Skin mund të blesh sipas problemit të lëkurës: akne, pore dhe sebum, lëkurë e thatë, glow, skuqje, ose barrierë e dëmtuar. Kjo e bën më të lehtë zgjedhjen e produkteve pa u humbur mes shumë opsioneve.
Për lëkurë me akne dhe pore të dukshme, mund të zgjedhësh produkte qetësuese dhe të lehta që ndihmojnë në kontrollin e sebumit dhe pamjen më të balancuar të lëkurës. Për lëkurë të thatë, fokusohu te essence, serum dhe hidratues që japin ndjesi më komode gjatë ditës. Për glow, zgjidh produkte që ndihmojnë në hidratim, freski dhe pamje më të shëndetshme të lëkurës.
Pse të blesh te Seoul Skin?
Ne nuk duam që skincare të jetë konfuz. Qëllimi ynë është të sjellim produkte koreane origjinale, të organizuara qartë sipas kategorisë, brendit dhe nevojës së lëkurës. Çdo produkt në Seoul Skin zgjidhet për të pasur kuptim në një rutinë reale — jo vetëm sepse është trend.
Bli lehtë online, zgjidh produktet që i përshtaten lëkurës tënde dhe ndërto rutinën tënde K-Beauty hap pas hapi.
Fillo me bestsellerat, zgjedh sipas problemit të lëkurës ose zbulo brendet koreane më të kërkuara në Seoul Skin.



