Home » Shop » Celimax – The Real Noni Energy Ampoule Mini 10ml
Back to products
COSRX – All About Snail Facial Care Kit
COSRX – All About Snail Facial Care Kit Çmimi origjinal qe: 29.00 €.Çmimi i tanishëm është: 25.00 €.

Celimax – The Real Noni Energy Ampoule Mini 10ml

3 People watching this product now!

3.00 

Ampoule hidratuese dhe revitalizuese me ekstrakt noni, e krijuar për lëkurë të thatë, të lodhur ose të stresuar.

Formula e pasur me përbërës hidratues dhe qetësues ndihmon në mbështetjen e skin barrier, zbutjen e teksturës dhe rikthimin e glow-it natyral. Tekstura e lehtë përthithet pa e rënduar lëkurën.

Format mini 10 ml – ideal për ta provuar ose për udhëtime.

Dërgesë në Kosovë, Shqipëri & Maqedoni

Brands: Celimax
Madhësia10ml
Përshkrim

Energji për lëkurën e lodhur — jo më shumë produkte pa arsye

Celimax The Real Noni Energy Ampoule Mini është një ampoule hidratuese dhe ushqyese, e formuluar për lëkurë të thatë, të dehidratuar, sensitive ose me pamje të lodhur.

Formula kombinon ekstraktin dhe vajin e farës së nonit me përbërës hidratues dhe qetësues, për të ndihmuar në ruajtjen e lagështisë, mbështetjen e skin barrier dhe përmirësimin e pamjes së teksturës.

Ka teksturë të pasur, por të lehtë për t’u përhapur. Përthithet gradualisht dhe e lë lëkurën më të butë, të plotë dhe me glow natyral, pa ndjesi të rëndë.

Formati mini 10 ml është praktik për udhëtime, për skincare bag ose për ta testuar produktin para se të kalosh te madhësia e plotë.

Çfarë ndihmon të bëjë?

  • Hidraton dhe ushqen lëkurën e dehidratuar.
  • Ndihmon në qetësimin e lëkurës së stresuar.
  • Mbështet barrierën natyrale të lëkurës.
  • E bën teksturën të ndihet më e butë dhe më e lëmuar.
  • Ndihmon në përmirësimin e pamjes së elasticitetit.
  • I jep lëkurës pamje më të freskët, të plotë dhe me glow.
  • Ofron kujdes antioksidues ndaj stresit të përditshëm ambiental.

Përbërësit kryesorë

Noni Fruit Extract & Noni Seed Oil
Të pasura me përbërës antioksidues, ndihmojnë në ushqyerjen, hidratimin dhe qetësimin e lëkurës së lodhur ose të stresuar.

Panthenol
Ndihmon në ruajtjen e hidratimit dhe mbështet skin barrier, duke e bërë lëkurën të ndihet më komode.

Sodium Hyaluronate
Tërheq dhe ruan lagështinë për lëkurë që ndihet më e plotë dhe elastike.

Allantoin
Përbërës qetësues që ndihmon në zbutjen e lëkurës sensitive ose të irrituar.

Adenosine
Ndihmon në përmirësimin e pamjes së elasticitetit dhe vijave të holla.

Tocopherol – Vitaminë E
Ofron mbështetje antioksiduese dhe ndihmon në ruajtjen e butësisë së lëkurës.

Për kë është?

Rekomandohet për:

  • lëkurë të thatë ose të dehidratuar;
  • lëkurë të lodhur dhe pa glow;
  • lëkurë sensitive ose të stresuar;
  • barrierë të dobësuar;
  • teksturë të ashpër;
  • lëkurë që ka nevojë për më shumë elasticitet dhe hidratim;
  • të gjitha llojet e lëkurës.

Për kë mund të mos jetë?

Nëse ke lëkurë shumë oily, fillo me një sasi të vogël dhe përdore sipas nevojës, pasi formula ka teksturë më ushqyese se një serum ujor.

Formula përmban rosemary leaf oil dhe ekstrakt të lëvores së mandarinës. Nëse ke lëkurë shumë reactive ose ndjeshmëri ndaj vajrave esencialë, bëj patch test para përdorimit në të gjithë fytyrën.

Si përdoret?

Pas pastruesit dhe tonerit, apliko disa pika në fytyrë.

Përhape butësisht dhe përfundo me prekje të lehta derisa produkti të përthithet.

Vazhdo me krem hidratues.

Mund të përdoret në mëngjes dhe në mbrëmje. Gjatë ditës, përfundo rutinën me SPF.

Rendi në rutinë

Pastrues → Toner → Essence → Celimax Noni Energy Ampoule → Krem hidratues → SPF

Sasia: 10 ml
Formati: Mini / travel size

Informacion shtesë
Madhësia10ml
Përshtypje (0)

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Celimax – The Real Noni Energy Ampoule Mini 10ml”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Application method

Produkte të ngjashme