COSRX – Advanced Snail 92 All In One Cream Tube, 50g
12.00 €
Krem hidratues gel-cream me 92% snail mucin, që ndihmon në qetësimin e lëkurës së stresuar, ruajtjen e hidratimit dhe mbështetjen e skin barrier.
Tekstura e lehtë përthithet pa ndjesi të rëndë, duke e lënë lëkurën më të butë, të hidratuar dhe me glow natyral. Ideal për lëkurë të thatë, të dehidratuar, sensitive ose me teksturë të ashpër.
Paketim praktik në tube – 50 g.
Dërgesë në Kosovë, Shqipëri & Maqedoni
| Madhësia | 50g |
|---|
Hidratim dhe qetësim, pa e rënduar lëkurën
COSRX Advanced Snail 92 All In One Cream Tube është një krem hidratues me teksturë gel-cream, i formuluar me 92% snail secretion filtrate për të ndihmuar lëkurën e thatë, të dehidratuar ose të stresuar të ndihet më e qetë, më e butë dhe më e balancuar.
Formula ndihmon në ruajtjen e lagështisë dhe mbështet barrierën natyrale të lëkurës, pa lënë finish të rëndë ose tepër yndyror. Tekstura elastike përhapet lehtë dhe i jep lëkurës një pamje të hidratuar me glow natyral.
Versioni 50 g vjen në tube praktik, ideal për rutinën e përditshme, për udhëtime ose për ta provuar produktin para madhësisë më të madhe.
Çfarë ndihmon të bëjë?
- Hidraton lëkurën e thatë dhe të dehidratuar.
- Ndihmon në qetësimin e lëkurës së irrituar ose të stresuar.
- Mbështet skin barrier dhe ndihmon në reduktimin e ndjesisë së shtrëngimit.
- E bën teksturën e lëkurës të ndihet më e butë dhe më e lëmuar.
- Ndihmon në përmirësimin e pamjes së elasticitetit.
- Jep finish të freskët, të hidratuar dhe me glow natyral.
Përbërësit kryesorë
92% Snail Secretion Filtrate
Ndihmon në hidratimin, qetësimin dhe mbështetjen e lëkurës së stresuar ose me barrierë të dobësuar.
Sodium Hyaluronate
Ndihmon në tërheqjen dhe ruajtjen e lagështisë, për lëkurë që ndihet më e plotë dhe elastike.
Betaine
Ndihmon në ruajtjen e hidratimit dhe në zbutjen e teksturës së lëkurës.
Panthenol
Përbërës qetësues që mbështet skin barrier dhe ndihmon në përmirësimin e komfortit të lëkurës.
Allantoin
Ndihmon në qetësimin e lëkurës sensitive ose të irrituar.
Adenosine
Ndihmon në përmirësimin e pamjes së elasticitetit dhe vijave të holla.
Për kë është?
Ky krem është veçanërisht i përshtatshëm për:
- lëkurë të thatë ose të dehidratuar;
- lëkurë sensitive dhe redness-prone;
- barrierë të dobësuar ose të stresuar;
- lëkurë të lodhur dhe pa glow;
- teksturë të ashpër ose ndjesi shtrëngimi;
- lëkurë që ka nevojë për qetësim pas breakouts ose eksfolimit;
- persona që duan hidratues ushqyes, por jo të rëndë.
Mund të përdoret nga të gjitha llojet e lëkurës. Nëse ke lëkurë oily ose combination, fillo me një sasi të vogël.
Për kë mund të mos jetë?
Ky produkt përmban snail secretion filtrate dhe nuk është i përshtatshëm për persona që shmangin përbërësit me origjinë shtazore.
Nëse ke lëkurë shumë reactive ose alergji të njohura, rekomandohet patch test para përdorimit në të gjithë fytyrën.
Si përdoret?
Pas pastruesit, tonerit, essence ose serumit, apliko një sasi të vogël në fytyrë dhe qafë.
Përhape butësisht dhe përfundo me prekje të lehta derisa të përthithet.
Përdore në mëngjes dhe/ose në mbrëmje.
Në rutinën e mëngjesit, përfundo gjithmonë me SPF.
Rendi në rutinë
Pastrues → Toner → Essence → Serum → COSRX Snail 92 Cream → SPF
Sasia: 50 g
Paketimi: Tube
Origjina: Koreja e Jugut
| Madhësia | 50g |
|---|





Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.