Home » Shop » APLB – Glutathione Niacinamide Facial Cleanser, 80ml
Beauty of Joseon – Green Plum Refreshing Cleanser, 100ml
Beauty of Joseon – Green Plum Refreshing Cleanser, 100ml Çmimi origjinal qe: 13.90 €.Çmimi i tanishëm është: 12.50 €.
Back to products

APLB – Glutathione Niacinamide Facial Cleanser, 80ml

1 People watching this product now!

Çmimi origjinal qe: 13.90 €.Çmimi i tanishëm është: 12.00 €.

Pastrues kremoz me Glutathione, Niacinamide dhe 8.4% Centella Asiatica, që largon papastërtitë dhe sebumin e tepërt duke e lënë lëkurën të pastër, të freskët dhe më të butë.

I përshtatshëm për lëkurë të lodhur, dull ose me uneven tone, që kërkon pastrim të përditshëm pa rutinë të komplikuar.

✓ Pastron papastërtitë dhe sebumin
✓ Ndihmon që lëkura të duket më e freskët
✓ Përmban përbërës hidratues dhe qetësues
✓ Për rutinën e mëngjesit dhe mbrëmjes

Dërgesë në Kosovë, Shqipëri & Maqedoni

Brands: APLB
Madhësia80ml
Përshkrim

Kur lëkura duket e lodhur, rutina fillon me pastrimin

Nuk të duhet një cleanser që premton mrekulli. Të duhet një pastrues që largon papastërtitë dhe sebumin, pa e bërë rutinën më të komplikuar seç duhet.

APLB Glutathione Niacinamide Facial Cleanser është një pastrues kremoz korean që krijon shkumë të butë dhe të pasur. Formula kombinon Centella Asiatica, Glutathione dhe Niacinamide për pastrim të përditshëm dhe për një pamje më të freskët, më të pastër dhe me glow natyral.

Është veçanërisht i përshtatshëm për lëkurë dull, të lodhur, me teksturë jo të njëtrajtshme ose me sebum të tepërt.

Pse funksionon?

Centella Asiatica 8.4%

Ndihmon në qetësimin dhe hidratimin e lëkurës, duke e bërë formulën më të balancuar për përdorim të përditshëm.

Glutathione 1,000 ppm

Një antioksidant që ndihmon në mbrojtjen e lëkurës nga faktorët e jashtëm dhe mbështet një pamje më të freskët dhe më të ndritshme.

Niacinamide 1,000 ppm

Ndihmon për pamje më të njëtrajtshme, kontroll më të mirë të sebumit dhe mbështetje të skin barrier.

Glycerin, Beta-Glucan dhe Sodium Hyaluronate

Përbërës hidratues që ndihmojnë në reduktimin e ndjesisë së thatësisë pas pastrimit.

Squalane dhe Hydrolyzed Collagen

Ndihmojnë që lëkura të ndihet më e butë dhe më e rehatshme pas larjes.

Çfarë bën?

– Largon papastërtitë dhe sebumin e tepërt
– Pastron mbetjet e produkteve nga lëkura
– Ndihmon që fytyra të duket më e freskët
– Mbështet një pamje më të njëtrajtshme
– E lë lëkurën të butë dhe të përgatitur për serum
– Përshtatet lehtë në rutinën e mëngjesit dhe mbrëmjes

Për kë është?

Rekomandohet për:

– Lëkurë normale, të kombinuar ose të yndyrshme
– Lëkurë dull dhe të lodhur
– Uneven tone dhe teksturë jo të njëtrajtshme
– Sebum të tepërt dhe pore të dukshme
– Persona që kërkojnë një cleanser për pastrim dhe glow
– Rutinë të thjeshtë koreane për përdorim të përditshëm

Për kë mund të mos jetë?

Mund të mos jetë zgjedhja e parë për:

– Lëkurë shumë të thatë ose me barrierë të dëmtuar
– Lëkurë shumë reactive ndaj pastruesve që krijojnë shkumë
– Persona që kërkojnë një trajtim të fokusuar për njolla të errëta

Ky është cleanser dhe qëndron në lëkurë për një kohë të shkurtër. Për uneven tone ose njolla më të dukshme, kombinoje me një serum të përshtatshëm dhe përdor SPF çdo mëngjes.

Nëse lëkura të ndihet e tendosur pas përdorimit, përdore vetëm një herë në ditë ose zgjidh një cleanser më hidratues.

Si përdoret?

  1. Lage fytyrën me ujë të vakët.
  2. Vendos një sasi të vogël në pëllëmbë.
  3. Shto pak ujë dhe krijo shkumë.
  4. Masazhoje butësisht në fytyrë, pa e fërkuar lëkurën.
  5. Shpëlaje mirë me ujë të vakët.
  6. Vazhdo me toner, serum dhe krem hidratues.

Përdore në mëngjes dhe/ose në mbrëmje, sipas nevojave të lëkurës.

Rendi në rutinë

Në mëngjes:

APLB Cleanser → Toner → Serum → Krem hidratues → SPF

Në mbrëmje pa makeup:

APLB Cleanser → Toner → Serum → Krem hidratues

Në mbrëmje me makeup ose SPF rezistent:

Cleansing Oil/Balm → APLB Cleanser → Toner → Serum → Krem hidratues

Glow nuk fillon me filter. Fillon me pastrim, hidratim dhe SPF.

Informacion shtesë
Madhësia80ml
Përshtypje (0)

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “APLB – Glutathione Niacinamide Facial Cleanser, 80ml”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Application method

Produkte të ngjashme