Home » Shop » Anua – Heartleaf Quercetinol Pore Deep Cleansing Foam, 150ml
APLB – Glutathione Niacinamide Facial Cleanser, 80ml
APLB – Glutathione Niacinamide Facial Cleanser, 80ml Çmimi origjinal qe: 13.90 €.Çmimi i tanishëm është: 12.00 €.
Back to products
APRILSKIN – Real Carrotene Acne Foam Cleanser, 120ml
APRILSKIN – Real Carrotene Acne Foam Cleanser, 120ml Çmimi origjinal qe: 19.00 €.Çmimi i tanishëm është: 15.60 €.

Anua – Heartleaf Quercetinol Pore Deep Cleansing Foam, 150ml

2 People watching this product now!

14.00 

Pastrues kremoz me Heartleaf, Quercetin dhe përbërës eksfoliues të butë, që ndihmon në largimin e sebumit, papastërtive dhe grumbullimeve brenda poreve.

Krijon shkumë të pasur dhe e lë lëkurën të pastër, të freskët dhe më të lëmuar, pa ndjesinë agresive të një cleanser-i të zakonshëm për pore.

✓ Për pore të bllokuara dhe sebum të tepërt
✓ Ndihmon për teksturë më të lëmuar
✓ I përshtatshëm për oily dhe combination skin
✓ Formulë non-comedogenic

Dërgesë në Kosovë, Shqipëri & Maqedoni

Brands: Anua
Madhësia150ml
Përshkrim

Poret nuk kanë nevojë për scrub agresiv

Kur poret duken më të theksuara, problemi shpesh nuk është madhësia e tyre. Është kombinimi i sebumit, papastërtive dhe qelizave të vdekura që grumbullohen brenda tyre.

Anua Heartleaf Quercetinol Pore Deep Cleansing Foam është një pastrues kremoz që krijon shkumë të pasur dhe ndihmon në largimin e papastërtive, yndyrës së tepërt dhe buildup-it nga lëkura.

Formula kombinon Heartleaf, Quercetin dhe përbërës eksfoliues të butë për pastrim më të fokusuar te poret dhe tekstura, duke e lënë lëkurën të freskët dhe të rehatshme pas larjes.

Pse funksionon?

Heartleaf Water dhe Heartleaf Powder

Heartleaf, i njohur edhe si Houttuynia Cordata, përdoret shpesh në K-Beauty për lëkurë të stresuar, të yndyrshme dhe acne-prone. Ndihmon që rutina e pastrimit të ndihet më e balancuar dhe më pak agresive.

Quercetin

Një flavonoid antioksidues i lidhur me Heartleaf, që ndihmon në mbështetjen e lëkurës së ekspozuar ndaj stresit të përditshëm.

Betaine Salicylate

Një përbërës eksfoliues i butë, i afërt me BHA, që ndihmon në largimin e sebumit dhe qelizave të grumbulluara në sipërfaqen e lëkurës.

Capryloyl Salicylic Acid – LHA

Ndihmon në eksfolimin gradual të sipërfaqes dhe në përmirësimin e pamjes së teksturës dhe poreve të bllokuara.

Hyaluronic Acid Complex

Formula përmban disa forma të Hyaluronic Acid që ndihmojnë në ruajtjen e një ndjesie më të hidratuar dhe më të rehatshme pas pastrimit.

Çfarë bën?

– Largon papastërtitë dhe sebumin e tepërt
– Ndihmon në pastrimin e poreve të bllokuara
– Mbështet kontrollin e yndyrës së tepërt
– Ndihmon që tekstura të duket më e lëmuar
– Largon mbetjet e SPF-it dhe produkteve pas cleansing oil
– E lë lëkurën të pastër, të freskët dhe të përgatitur për rutinën

Për kë është?

Rekomandohet për:

– Lëkurë të yndyrshme
– Lëkurë të kombinuar
– Acne-prone skin
– Pore të bllokuara ose të dukshme
– Blackheads dhe grumbullim të sebumit
– Teksturë jo të njëtrajtshme
– Persona që kërkojnë cleanser për double cleansing

Për kë mund të mos jetë?

Mund të mos jetë zgjedhja e parë për:

– Lëkurë shumë të thatë
– Barrierë të dëmtuar ose shumë të irrituar
– Lëkurë shumë reactive ndaj acideve eksfoliuese
– Persona sensitive ndaj eucalyptus oil
– Persona që përdorin shumë acide, retinol ose retinal në të njëjtën rutinë

Formula përmban Betaine Salicylate, LHA dhe Eucalyptus Leaf Oil. Nëse ke lëkurë shumë sensitive, fillo me përdorim një herë në ditë ose disa herë në javë dhe vëzhgo si reagon lëkura.

Si përdoret?

  1. Lage fytyrën dhe duart me ujë të vakët.
  2. Vendos një sasi të vogël të cleanser-it në pëllëmbë.
  3. Shto pak ujë dhe krijo shkumë të pasur.
  4. Masazhoje butësisht në fytyrë me lëvizje rrethore.
  5. Fokusohu te hunda, mjekra dhe zonat me më shumë sebum.
  6. Shpëlaje mirë me ujë të vakët.
  7. Vazhdo me toner, serum dhe krem hidratues.

Mos e fërko fytyrën dhe mos e përdor me brush agresive. Poret kanë nevojë për rutinë të qëndrueshme, jo për forcë.

Rendi në rutinë

Në mëngjes:

Anua Cleanser → Toner → Serum → Krem hidratues → SPF

Në mbrëmje pa makeup:

Anua Cleanser → Toner → Serum → Krem hidratues

Në mbrëmje me makeup ose SPF:

Cleansing Oil → Anua Pore Deep Cleansing Foam → Toner → Serum → Krem hidratues

Për një double cleansing më të plotë, kombinoje me Anua Heartleaf Pore Control Cleansing Oil.

Informacion shtesë
Madhësia150ml
Përshtypje (0)

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Anua – Heartleaf Quercetinol Pore Deep Cleansing Foam, 150ml”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Application method

Produkte të ngjashme