Anua – Moisturizing cream PDRN Hyaluronic Acid 100, 60ml
25.00 €
Krem hidratues me PDRN, 10 lloje Hyaluronic Acid, Hydrolyzed Collagen dhe Niacinamide për hidratim të thellë, elasticitet dhe glow natyral. Tekstura e lehtë shkrihet shpejt në lëkurë dhe ndihmon që ajo të duket më e mbushur, më e butë dhe më e freskët, pa ndjesi të rëndë.
PDRN glow, pa e rënduar rutinën.
Dërgesë në Kosovë, Shqipëri & Maqedoni
| Madhesia | 60ml |
|---|
Kur lëkura duket e lodhur, zgjidhja nuk është gjithmonë një aktiv më agresiv. Ndonjëherë ka nevojë vetëm për më shumë hidratim dhe barrier support.
Anua PDRN Hyaluronic Acid 100 Moisturizing Cream është krem hidratues me teksturë të lehtë, i krijuar për lëkurë të dehidratuar, dull ose me mungesë elasticiteti.
Formula kombinon:
- PDRN, për kujdes ndaj elasticitetit dhe pamjes së rigjallëruar të lëkurës;
- 10 lloje Hyaluronic Acid, për hidratim në disa nivele;
- Hydrolyzed Collagen, për një pamje më të butë dhe më të mbushur;
- Niacinamide, për ton më të njëtrajtshëm dhe glow;
- Squalane, Centella Asiatica dhe Madecassoside, për qetësim dhe mbështetje të skin barrier.
Kremi ka një teksturë të freskët dhe të lehtë që përthithet pa e lënë fytyrën greasy. Mund të përdoret si hidratues i përditshëm, si në mëngjes ashtu edhe në mbrëmje.
Për kë është?
- Lëkurë e dehidratuar
- Lëkurë e thatë ose normale
- Lëkurë dull dhe e lodhur
- Mungesë elasticiteti
- Vija të holla nga dehidratimi
- Teksturë jo e njëtrajtshme
- Kush kërkon glass-skin glow pa krem të rëndë
- Lëkurë sensitive që toleron formulën
Për kë mund të mos jetë?
Nëse ke lëkurë shumë oily, mund të të mjaftojë një sasi e vogël, veçanërisht gjatë verës.
PDRN në këtë produkt përshkruhet si i derivuar nga ADN-ja e salmonit, prandaj nuk është zgjedhje për persona që kërkojnë skincare vegan.
Si përdoret?
Mëngjes:
- Pastrues
- Toner / Essence
- Serum
- Anua PDRN Moisturizing Cream
- SPF
Mbrëmje:
- Pastrues
- Toner / Essence
- Serum
- Anua PDRN Moisturizing Cream
Apliko një sasi të vogël në fytyrë dhe qafë si hapi i fundit hidratues.
| Madhesia | 60ml |
|---|





Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.