Round Lab – 1025 Dokdo Cleanser – 150ml
15.00 €
Pastrues i butë me pH pak acidik, Ulleungdo Deep Sea Water, Panthenol, Allantoin, Hyaluronic Acid dhe Ceramide, që largon papastërtitë dhe sebumin pa e lënë lëkurën të tendosur.
Krijon shkumë kremoze dhe është i përshtatshëm për përdorim të përditshëm, veçanërisht për sensitive, dehydrated dhe dry skin.
✓ Pastron pa e tharë tepër lëkurën
✓ Ndihmon në ruajtjen e moisture balance
✓ Për sensitive dhe dehydrated skin
✓ Përmban përbërës hidratues dhe qetësues
✓ Për mëngjes dhe mbrëmje
Dërgesë në Kosovë, Shqipëri & Maqedoni
| Madhësia | 150ml |
|---|
Lëkurë e pastër nuk do të thotë lëkurë e tendosur
Nëse pas larjes fytyra të ndihet e thatë dhe mezi pret të vendosësh hidratuesin, cleanser-i yt mund të jetë duke e pastruar më shumë seç duhet.
ROUND LAB 1025 Dokdo Cleanser është një pastrues i butë korean me pH pak acidik, i krijuar për të larguar papastërtitë, sebumin e tepërt dhe mbetjet e produkteve pa e zhveshur lëkurën nga lagështia natyrale.
Tekstura kremoze shndërrohet në një shkumë të dendur dhe të butë, duke e lënë lëkurën të pastër, të freskët dhe të rehatshme pas çdo larjeje.
Është zgjedhje e mirë për sensitive, dehydrated dhe dry skin, por mund të përdoret nga të gjitha tipet e lëkurës që kërkojnë një cleanser të thjeshtë për çdo ditë.
Pse funksionon?
Ulleungdo Deep Sea Water
Uji i thellë detar është i pasur me minerale dhe ndihmon që pastrimi të jetë më i balancuar, pa e lënë lëkurën tepër të thatë.
Panthenol
Ndihmon në hidratimin dhe qetësimin e lëkurës, veçanërisht kur ajo ndihet e thatë ose e stresuar pas pastrimit.
Allantoin
Ndihmon që lëkura të ndihet më e butë, më e rehatshme dhe më pak e tendosur.
Triple Hyaluronic Acid
Formula përmban Hyaluronic Acid, Hydrolyzed Hyaluronic Acid dhe Sodium Hyaluronate, që ndihmojnë në ruajtjen e hidratimit.
Ceramide NP
Mbështet barrierën natyrale të lëkurës dhe ndihmon në ruajtjen e moisture balance pas larjes.
Beta-Glucan dhe aminoacidet
Plotësojnë formulën me veprim hidratues dhe ndihmojnë që cleanser-i të ndihet më i butë në lëkurë.
Çfarë bën?
– Largon papastërtitë dhe sebumin e tepërt
– Pastron mbetjet e SPF-it dhe produkteve të rutinës
– Ndihmon në ruajtjen e lagështisë natyrale
– Redukton ndjesinë e tendosjes pas pastrimit
– E lë lëkurën të butë, të freskët dhe të rehatshme
– Mbështet një skin barrier më të balancuar
– Përgatit lëkurën për toner, essence, serum dhe hidratues
Për kë është?
Rekomandohet për:
– Sensitive skin
– Lëkurë të thatë ose të dehidratuar
– Lëkurë normale
– Lëkurë të kombinuar që nuk dëshiron cleanser agresiv
– Lëkurë që ndihet e tendosur pas larjes
– Barrierë të dobësuar që ka nevojë për rutinë më të butë
– Persona që kërkojnë cleanser për përdorim të përditshëm
Për kë mund të mos jetë?
Mund të mos jetë zgjedhja e parë nëse kërkon:
– Cleanser me Salicylic Acid për pore shumë të bllokuara
– Pastrim të fokusuar te blackheads dhe sebum shumë i lartë
– Eksfolim aktiv për teksturë
– Produkt që largon vetë makeup-in waterproof
Për makeup të rëndë ose SPF rezistent, përdore si hapin e dytë pas një cleansing oil ose cleansing balm.
Formula është unscented, por përmban Chamomilla Recutita Flower Oil. Nëse ke lëkurë shumë reactive ose alergji ndaj kamomilit, bëj patch test para përdorimit.
Si përdoret?
- Lage fytyrën dhe duart me ujë të vakët.
- Vendos një sasi të vogël të cleanser-it në pëllëmbë.
- Shto pak ujë dhe krijo shkumë kremoze.
- Masazhoje butësisht mbi fytyrën e lagur.
- Mos e fërko lëkurën dhe shmang zonën e syve.
- Shpëlaje mirë me ujë të vakët.
- Vazhdo me toner, serum dhe krem hidratues.
Mund të përdoret në mëngjes dhe në mbrëmje.
Rendi në rutinë
Në mëngjes:
ROUND LAB Cleanser → Toner → Essence/Serum → Krem hidratues → SPF
Në mbrëmje pa makeup:
ROUND LAB Cleanser → Toner → Essence/Serum → Krem hidratues
Në mbrëmje me makeup ose SPF rezistent:
Cleansing Oil/Balm → ROUND LAB Cleanser → Toner → Essence/Serum → Krem hidratues
Nuk të duhet fytyra të “kërcasë” nga pastërtia. Të duhet cleanser që pastron pa e nervozuar barrierën.
| Madhësia | 150ml |
|---|





Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.