Home » Shop » Beauty of Joseon – Green Plum Refreshing Cleanser, 100ml
K-Beauty Hydration Duo – SoonJung + COSRX
K-Beauty Hydration Duo – SoonJung + COSRX Çmimi origjinal qe: 33.50 €.Çmimi i tanishëm është: 32.00 €.
Back to products
APLB – Glutathione Niacinamide Facial Cleanser, 80ml
APLB – Glutathione Niacinamide Facial Cleanser, 80ml Çmimi origjinal qe: 13.90 €.Çmimi i tanishëm është: 12.00 €.

Beauty of Joseon – Green Plum Refreshing Cleanser, 100ml

5 People watching this product now!

Çmimi origjinal qe: 13.90 €.Çmimi i tanishëm është: 12.50 €.

Gel pastrues i butë me pH të balancuar, Green Plum Water dhe Mung Bean Extract, që largon papastërtitë dhe sebumin e tepërt pa e lënë lëkurën të tendosur.

I përshtatshëm për përdorim të përditshëm dhe për të gjitha tipet e lëkurës, përfshirë sensitive dhe acne-prone skin.

✓ Pastron pa e tharë tepër lëkurën
✓ Ndihmon në ruajtjen e skin barrier
✓ Formulë pa parfum
✓ Për përdorim në mëngjes dhe mbrëmje

Dërgesë në Kosovë, Shqipëri & Maqedoni

Brands: Beauty Of Joseon
Madhësia100ml
Përshkrim

Pastrim i mirë nuk do të thotë lëkurë e tendosur

Nëse pas larjes mezi pret ta vendosësh kremin sepse fytyra të ndihet e thatë, cleanser-i yt mund të jetë më agresiv seç duhet.

Beauty of Joseon Green Plum Refreshing Cleanser është një gel pastrues i butë me pH të balancuar dhe formulë pak acidike, i krijuar për të larguar papastërtitë dhe sebumin e tepërt pa e zhveshur lëkurën nga lagështia natyrale.

Rezultati është lëkurë e pastër dhe e freskët, por ende e butë dhe e rehatshme.

Pse funksionon?

Formula kombinon 24% Green Plum Water me 3% Mung Bean Seed Extract.

Green Plum Water përmban acide natyrale të frutave që ndihmojnë në zbutjen e qelizave të vdekura dhe e përgatisin lëkurën për pjesën tjetër të rutinës.

Mung Bean Seed Extract përmban saponina natyrale dhe ndihmon në pastrimin e butë, hidratimin dhe ruajtjen e një skin barrier më të balancuar.

Formula përmban gjithashtu glycerin, green tea, heartleaf dhe rice extract.

Çfarë bën?

– Largon papastërtitë dhe sebumin e tepërt
– Pastron pa e lënë lëkurën tepër të thatë
– Ndihmon në ruajtjen e barrierës së lagështisë
– E lë lëkurën të butë dhe të freskët
– E përgatit fytyrën për toner, essence dhe serum
– Mund të përdoret çdo ditë, në mëngjes dhe në mbrëmje

Për kë është?

Rekomandohet për:

– Lëkurë normale, të kombinuar ose të yndyrshme
– Sensitive dhe redness-prone skin
– Acne-prone skin që nuk dëshiron pastrues agresiv
– Lëkurë që ndihet e tendosur pas pastrimit
– Persona që kërkojnë një cleanser të thjeshtë për përdorim të përditshëm

Për kë mund të mos jetë?

Mund të mos jetë zgjedhja e duhur nëse kërkon një produkt që largon vetë makeup-in e rëndë ose SPF-in rezistent ndaj ujit.

Në mbrëmje përdore si hapin e dytë të double cleansing, pas një cleansing oil ose cleansing balm.

Nëse ke lëkurë shumë të thatë ose barrierë shumë të irrituar, fillo me përdorim vetëm një herë në ditë dhe vazhdo menjëherë me toner dhe krem hidratues.

Si përdoret?

  1. Lage fytyrën dhe duart me ujë të vakët.
  2. Vendos një sasi të vogël të cleanser-it në duar.
  3. Masazhoje butësisht në fytyrë me lëvizje rrethore.
  4. Shpëlaje me ujë të vakët dhe thaje pa e fërkuar lëkurën.
  5. Vazhdo me toner, essence, serum dhe hidratues.

Në rutinën e mëngjesit përfundo gjithmonë me SPF.

Rendi në rutinë

Në mëngjes:
Cleanser → Toner → Essence/Serum → Krem hidratues → SPF

Në mbrëmje:
Cleansing Oil/Balm → Green Plum Cleanser → Toner → Essence/Serum → Krem hidratues

Mos e pastro lëkurën derisa të “kërcasë”. Pastroje sa duhet dhe lëre barrierën të bëjë punën e vet.

Informacion shtesë
Madhësia100ml
Përshtypje (0)

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Beauty of Joseon – Green Plum Refreshing Cleanser, 100ml”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Application method

Produkte të ngjashme