Abib – Pore Cleansing Oil Heartleaf Oil-Wash, 200ml
19.00 €
Vaj pastrues me Heartleaf për hapin e parë të double cleansing. Shkrin makeup-in, SPF-in dhe yndyrën e tepërt, ndërsa ndihmon në pastrimin e poreve pa e tharë lëkurën.
Pastrimi i mirë nuk fillon me shkumën. Fillon me vajin e duhur.
Dërgesë në Kosovë, Shqipëri & Maqedoni
| Madhësia | 200ml |
|---|
Nëse përdor SPF çdo ditë, vetëm një cleanser mund të mos jetë i mjaftueshëm.
ABIB Pore Cleansing Oil Heartleaf Oil Wash është një vaj pastrues i krijuar për të larguar makeup-in, sunscreen-in, sebumin dhe papastërtitë që grumbullohen gjatë ditës.
Formula përmban Heartleaf (Houttuynia Cordata), një përbërës shumë i njohur në K-Beauty për kujdesin ndaj lëkurës sensitive dhe acne-prone. Në kontakt me ujin, vaji emulsionohet në një teksturë qumështore që shpëlahet lehtë, pa lënë ndjesi të yndyrshme.
Ky është hapi i parë i rutinës Double Cleansing, një nga bazat e skincare koreane.
Përdorimi i rregullt ndihmon që:
- SPF dhe makeup të hiqen më mirë;
- poret të mbeten më të pastra;
- lëkura të ndihet e freskët dhe e butë;
- cleanser-i i dytë të pastrojë më efektivisht.
Benefitet
✔ Shkrin makeup-in dhe SPF-in.
✔ Ndihmon në largimin e sebumit dhe papastërtive.
✔ Pastron poret pa e tharë lëkurën.
✔ Emulsionohet lehtë me ujë.
✔ Nuk lë ndjesi të rëndë ose greasy.
✔ Lëkurë më e pastër dhe më e butë pas çdo larjeje.
Për kë është?
Ky vaj pastrues rekomandohet për:
- lëkurë normale;
- lëkurë mikse;
- lëkurë oily;
- lëkurë sensitive;
- lëkurë acne-prone;
- persona që përdorin SPF çdo ditë;
- persona që përdorin makeup.
Për kë mund të mos jetë?
Nëse nuk përdor SPF, makeup ose produkte rezistente ndaj ujit, nuk është gjithmonë e nevojshme ta përdorësh çdo mëngjes.
Ky produkt nuk zëvendëson cleanser-in me bazë uji. Për rezultate më të mira rekomandohet Double Cleansing.
Si përdoret?
Hapi 1
Merr 2–3 pompa në duar të thata.
Masazhoje mbi fytyrë të thatë për rreth 1 minutë.
Hapi 2
Shto pak ujë.
Vaji do të kthehet në një teksturë qumështore.
Hapi 3
Shpëlaje mirë.
Hapi 4
Vazhdo me një Foaming Cleanser.
Pastaj:
- Toner
- Serum
- Moisturizer
| Madhësia | 200ml |
|---|





Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.