ABIB – Heartleaf TECA Capsule Serum Calming Drop, 50ml
26.00 € Çmimi origjinal qe: 26.00 €.23.50 €Çmimi i tanishëm është: 23.50 €.
Serum qetësues me Heartleaf, TECA dhe Centella, i krijuar për lëkurë sensitive, të irrituar ose me skuqje. Ndihmon në hidratimin e lëkurës, mbështetjen e skin barrier dhe ofron një ndjesi komforti pa e rënduar fytyrën.
Kur lëkura ka nevojë për qetësi, jo për më shumë produkte.
Dërgesë në Kosovë, Shqipëri & Maqedoni
| Madhësia | 50ml |
|---|
Jo çdo skuqje ka nevojë për produkte më të forta. Ndonjëherë ka nevojë për një rutinë më të butë.
ABIB Heartleaf TECA Capsule Serum Calming Drop është një serum i zhvilluar për lëkurë sensitive, reactive dhe redness-prone, që kombinon përbërës qetësues me teknologjinë e kapsulave për të ofruar hidratim dhe mbështetje të barrierës së lëkurës.
Formula përmban:
- 🌿 Heartleaf (Houttuynia Cordata) – i njohur në K-Beauty për vetitë qetësuese dhe balancuese.
- 🌱 TECA (Titrated Extract of Centella Asiatica) – një derivat i Centella Asiatica që ndihmon në mbështetjen e barrierës së lëkurës dhe uljen e ndjesisë së irritimit.
- 💧 Panthenol – ndihmon në hidratimin dhe komfortin e lëkurës.
- 💙 Acid Hialuronik – tërheq dhe ruan lagështinë për një lëkurë më të hidratuar.
Kapsulat e vogla shkrihen gjatë aplikimit dhe ndihmojnë në shpërndarjen e njëtrajtshme të përbërësve aktivë.
Serumi ka teksturë të lehtë, përthithet shpejt dhe nuk lë ndjesi ngjitëse, duke e bërë ideal për përdorim si në mëngjes ashtu edhe në mbrëmje.
Benefitet
✔ Ndihmon në qetësimin e lëkurës së irrituar.
✔ Mbështet skin barrier.
✔ Hidraton pa e rënduar fytyrën.
✔ Ndihmon që lëkura të ndihet më komode.
✔ Teksturë e lehtë dhe jo ngjitëse.
✔ Përshtatet mirë nën makeup.
Për kë është?
Ky serum rekomandohet për:
- lëkurë sensitive;
- lëkurë me skuqje;
- barrierë të dobësuar;
- lëkurë të dehidratuar;
- lëkurë normale;
- lëkurë mikse;
- persona që përdorin retinol ose acide dhe kërkojnë një serum qetësues në rutinë.
Për kë mund të mos jetë?
Nëse problemi yt kryesor janë njollat e errëta ose hiperpigmentimi, një serum me Vitamin C ose Niacinamide mund të jetë zgjedhje më e përshtatshme.
Ky serum fokusohet kryesisht në qetësimin, hidratimin dhe mbështetjen e barrierës, jo në eksfolim ose trajtim të njollave.
Si përdoret?
Pas pastrimit dhe tonerit:
Në mëngjes
- Cleanser
- Toner
- ABIB Heartleaf TECA Capsule Serum
- Moisturizer
- SPF
Në mbrëmje
- Cleanser
- Toner
- ABIB Heartleaf TECA Capsule Serum
- Moisturizer
Apliko 2–3 pika në fytyrë dhe qafë, pastaj shtype lehtë me pëllëmbë derisa të absorbohet plotësisht.
| Madhësia | 50ml |
|---|





Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.