Anua – Heartleaf 77 + Hyaluron Soothing Toner, 250ml
22.00 € Çmimi origjinal qe: 22.00 €.20.00 €Çmimi i tanishëm është: 20.00 €.
Toner qetësues me 77% Heartleaf dhe Hyaluron për lëkurë sensitive, të dehidratuar ose redness-prone. Anua Heartleaf 77 + Hyaluron Soothing Toner ndihmon ta bëjë lëkurën të ndihet më e freskët, më e hidratuar dhe më e balancuar — pa ndjesi të rëndë ose ngjitëse.
Dërgesë në Kosovë, Shqipëri & Maqedoni
| Madhësia | 250ml |
|---|
Anua Heartleaf 77 + Hyaluron Soothing Toner është toner i lehtë, hidratues dhe qetësues, i krijuar për lëkurë që shpesh ndihet e irrituar, e nxehtë, e dehidratuar ose e skuqur.
Formula kombinon 77% Heartleaf, një nga përbërësit më të dashur në K-Beauty për lëkurë sensitive, me Hyaluron për hidratim të freskët dhe komfort më të mirë pas pastrimit. Tekstura është e ujshme, absorbohet shpejt dhe e përgatit lëkurën për serum, krem hidratues ose SPF.
Ky është produkt për ato rutina ku nuk do agresivitet. Nuk eksfolion fort. Nuk “e djeg” lëkurën. Nuk e komplikon skincare-in. Thjesht ndihmon që lëkura të ndihet më e qetë, më e butë dhe më e balancuar.
Për kë është?
Për lëkurë sensitive, redness-prone, mikse, oily, normale ose të dehidratuar. Shumë i përshtatshëm nëse lëkura jote irritohet lehtë ose ke nevojë për një toner të thjeshtë që e qetëson rutinën.
Për kë mund të mos jetë?
Nëse kërkon toner me eksfolim të dukshëm për pore/teksturë, ky nuk është ai lloj produkti. Ky është më shumë për qetësim, hidratim dhe balancim.
Si përdoret:
Pas pastrimit, aplikoje me duar ose me pambuk në fytyrë dhe qafë. Përdore në mëngjes dhe/ose mbrëmje, pastaj vazhdo me serum dhe krem. Në mëngjes, përfundo me SPF.
| Madhësia | 250ml |
|---|





Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.