Kryefaqja » Shop » Sete & Rutina » Rutinë për Event / Night Kits » Missha 10 Maska – 4 Shea Butter, 3 Aloe & 3 Lemon
Clear Pore Duo – Pastrim + Kujdes për Pore & Njolla
Clear Pore Duo – Pastrim + Kujdes për Pore & Njolla Çmimi origjinal qe: 40.90 €.Çmimi i tanishëm është: 31.50 €.
Back to products
Missha 5 Maska – 2 Shea Butter, 2 Aloe & 1 Lemon
Missha 5 Maska – 2 Shea Butter, 2 Aloe & 1 Lemon Çmimi origjinal qe: 7.50 €.Çmimi i tanishëm është: 5.50 €.

Missha 10 Maska – 4 Shea Butter, 3 Aloe & 3 Lemon

Brend korean · 100% origjinal
4 People watching this product now!

Çmimi origjinal qe: 15.00 €.Çmimi i tanishëm është: 9.90 €. Kursen 5.10 €

10 sheet mask Missha Airy Fit në një paketë, në tri lloje: Shea Butter për lëkurën e thatë, Aloe për lëkurën e skuqur dhe Lemon për glow para një dalje. Çdo herë e zgjedh maskën që i duhet lëkurës atë ditë.

🤍 4× Shea Butter: hidratim dhe ushqim për lëkurë të thatë
🌿 3× Aloe: freski dhe qetësim kur lëkura ndihet e nxehtë ose e skuqur
🍋 3× Lemon: hidratim me niacinamide për një pamje më të ndritshme

Seti përmban 10 maska, 19g secila.

0 days 00 hr 00 min 00 sc
  • Paguan kur të vjenPa kartë, pa parapagesë
  • Dërgim i shpejtënga 2.50 € · falas mbi 80 €
  • 100% origjinaleK-Beauty e zgjedhur me kujdes
S'je e sigurt nëse të përshtatet?Na shkruaj në Instagram — të ndihmojmë ta zgjedhësh para se ta porositësh.Na shkruaj në Instagram

Dërgesë në Kosovë, Shqipëri & Maqedoni

Brands: MISSHA
Madhësia10 sheets
Përshkrim

Missha 10 Maska – një maskë për çdo lloj dite

Disa ditë lëkura ndihet e tendosur pas larjes, disa ditë skuqet nga era e ftohtë, e para një darke thjesht do të duket më e freskët. Ky set ka tri lloje maskash Missha Airy Fit për këto tri situata, 10 copë gjithsej.

Çfarë përmban seti?

1. MISSHA Airy Fit Shea Butter Sheet Mask – 4 copë

Me Shea Butter, Ceramide NP dhe Liposome. Jep hidratim intensiv dhe ndihmon në mbështetjen e barrierës së lëkurës, pa ndjesi të rëndë. Për lëkurë të thatë, të dehidratuar ose që ndihet e tendosur pas pastrimit.

2. MISSHA Airy Fit Aloe Sheet Mask – 3 copë

Me ekstrakt aloe, glycerin dhe sodium hyaluronate. Freskon, qetëson dhe hidraton lëkurën kur ndihet e irrituar, e skuqur ose e nxehtë pas diellit.

3. MISSHA Airy Fit Lemon Sheet Mask – 3 copë

Me ekstrakt limoni, niacinamide dhe sodium hyaluronate. Hidraton dhe ndihmon që lëkura e lodhur të duket më e freskët e me ton më të njëtrajtshëm. E mirë para një eventi.

Të tria kanë materialin ultra të hollë Airy Fit, që ngjitet mirë në fytyrë dhe e shpërndan essence-in në mënyrë të njëtrajtshme.

Cilën maskë kur?

  • Shea Butter: kur lëkura ndihet e thatë ose e tendosur.
  • Aloe: kur lëkura është e skuqur, e irrituar ose pas diellit.
  • Lemon: kur lëkura duket e lodhur dhe do pak glow.

Si përdoret?

  1. Pastro fytyrën dhe apliko toner.
  2. Vendose maskën në fytyrë dhe lëre 15–20 minuta.
  3. Hiqe dhe masazho essence-in e mbetur derisa të absorbohet. Mos e shpëlaj fytyrën.

Përdori 1–3 herë në javë. Me 2 maska në javë, seti të del rreth 5 javë.

Shënim: Nëse ke lëkurë shumë të ndjeshme, fillo me Aloe ose Shea Butter. Maska Lemon nuk është zgjedhja e parë për barrierë të irrituar.

Provoji produktet fillimisht në një zonë të vogël të lëkurës.

Informacion shtesë
Madhësia10 sheets
Vlerësimet

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Missha 10 Maska – 4 Shea Butter, 3 Aloe & 3 Lemon”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Application method

Produkte të ngjashme