SKIN1004 – Madagascar Centella Matrixyl 10 Boosting Shot Ampoule Mini, 9ml
7.90 €
Ampoule hidratues me 10% Matrixyl 3000®, 5% Volufiline™, Madagascar Centella, Panthenol dhe Hyaluronic Acid, që ndihmon në përmirësimin e pamjes së vijave të holla, elasticitetit dhe teksturës.
Micro-spicules ndihmojnë shpërndarjen e formulës në sipërfaqen e lëkurës, ndërsa tekstura kremoze absorbohet pa ndjesi të rëndë.
✓ Për lëkurë të thatë dhe të dehidratuar
✓ Ndihmon që lëkura të duket më e plotë dhe elastike
✓ Për vijat e holla dhe teksturë të lodhur
✓ Mini size, ideal për testim
✓ Fillohet gradualisht 2–3 herë në javë
Dërgesë në Kosovë, Shqipëri & Maqedoni
| Madhësia | 9ml |
|---|
Lëkura e dehidratuar nuk ka nevojë vetëm për më shumë krem
Kur lëkura duket e lodhur, më pak elastike ose vijat e holla bëhen më të dukshme, shkaku mund të mos jetë vetëm mosha. Shpesh është edhe mungesa e hidratimit dhe dobësimi i barrierës.
SKIN1004 Madagascar Centella Matrixyl 10 Boosting Shot Ampoule është një ampoule hidratues dhe firming, i krijuar për lëkurë të thatë, të dehidratuar, normale ose mature.
Formula kombinon 10% Matrixyl 3000®, 5% Volufiline™, Hydrolyzed Hyaluronic Acid dhe micro-spicules për kujdes më të fokusuar te hidratimi, elasticiteti, pamja e vijave të holla dhe tekstura që duket e lodhur.
Madagascar Centella, Panthenol dhe Madecassoside ndihmojnë që rutina të ndihet më e balancuar dhe më e rehatshme.
Versioni mini 9 ml është ideal për ta testuar formulën dhe tolerancën e lëkurës para se të kalosh te madhësia e plotë.
Pse funksionon?
Matrixyl 3000® 10%
Një kompleks i patentuar peptidesh me Palmitoyl Tripeptide-1 dhe Palmitoyl Tetrapeptide-7. Ndihmon në përmirësimin e pamjes së vijave të holla, elasticitetit dhe fortësisë së lëkurës.
Volufiline™ 5%
Përbërës me prejardhje nga Anemarrhena Asphodeloides Root Extract, që ndihmon që lëkura të duket më e plotë, më e lëmuar dhe me më shumë volum vizual.
Hydrolyzed Hyaluronic Acid
Ndihmon në tërheqjen dhe ruajtjen e lagështisë, për lëkurë më të hidratuar dhe me pamje më plump.
Madagascar Centella Asiatica
Ndihmon në qetësimin dhe rehatinë e lëkurës, veçanërisht kur ajo ndihet e thatë ose e stresuar.
Panthenol dhe Madecassoside
Ndihmojnë në hidratim dhe në mbështetjen e një skin barrier më të balancuar.
Hydrolyzed Sponge – Micro-Spicules
Struktura shumë të vogla me formë të ngjashme me mikrogjilpëra, të krijuara për të ndihmuar shpërndarjen e formulës në sipërfaqen e lëkurës.
Për shkak të tyre, pas aplikimit mund të ndihet pickim ose tingling i lehtë.
Çfarë bën?
– Ofron hidratim intensiv
– Ndihmon që lëkura të duket më plump
– Mbështet pamjen e elasticitetit dhe fortësisë
– Ndihmon në reduktimin e dukshmërisë së vijave të holla
– Përmirëson pamjen e teksturës së thatë dhe të ashpër
– Ndihmon që fytyra të duket më e freskët dhe më e pushuar
– Mbështet një skin barrier më të rehatshme
Për kë është?
Rekomandohet për:
– Lëkurë të thatë
– Lëkurë të dehidratuar
– Lëkurë normale
– Mature skin
– Linja të holla nga mosha ose dehidratimi
– Humbje elasticiteti
– Teksturë të thatë dhe të ashpër
– Persona që kërkojnë pamje më plump
– Persona që duan ta testojnë produktin në mini size
Për kë mund të mos jetë?
Mund të mos jetë zgjedhja e parë për:
– Barrierë të dëmtuar ose shumë të irrituar
– Skuqje intensive dhe lëkurë shumë reactive
– Puçrra të hapura ose zona të dëmtuara
– Persona që nuk tolerojnë micro-spicules
– Persona që kërkojnë trajtim për sebum ose pore të bllokuara
– Persona që përdorin disa produkte me spicules në të njëjtën rutinë
Edhe pse formula është krijuar për hidratim dhe skin comfort, micro-spicules mund të shkaktojnë pickim të përkohshëm. Fillo gradualisht dhe mos e përdor mbi lëkurë të irrituar.
Si përdoret?
Për fillim, përdore në rutinën e mbrëmjes.
Java 1–2:
- Pastroje fytyrën me një cleanser të butë.
- Apliko toner hidratues, nëse e përdor.
- Vendos një sasi të vogël të ampoule-it në fytyrë ose vetëm në zonat që kanë nevojë për më shumë hidratim dhe elasticitet.
- Masazhoje butësisht, pa e fërkuar lëkurën.
- Përfundo me një krem hidratues.
Fillo 2–3 herë në javë.
Pas adaptimit:
Nëse lëkura nuk shfaq irritim të vazhdueshëm, mund ta rrisësh gradualisht përdorimin në çdo të dytën mbrëmje ose çdo ditë.
Çfarë mund të ndjesh?
Për shkak të micro-spicules, mund të shfaqet:
– Pickim i lehtë
– Ndjesi shpimi kur prek fytyrën
– Skuqje e përkohshme
– Ndjeshmëri e lehtë pas aplikimit
Një ndjesi e lehtë mund të jetë normale dhe zakonisht qetësohet ndërsa lëkura adaptohet.
Nëse ke djegie intensive, dhimbje ose skuqje që vazhdon, ndërprite përdorimin dhe fokusohu në një rutinë të butë për skin barrier.
Në fillim mos e kombino në të njëjtën rutinë me:
– Produkte të tjera me micro-spicules
– Scrub fizik
– Peeling të fortë AHA/BHA
– Microneedling në shtëpi
– Retinol të fortë, nëse lëkura është sensitive
– Produkte që tashmë po shkaktojnë irritim
Mbaje rutinën të thjeshtë:
Cleanser → Matrixyl Ampoule → Barrier Cream
Rendi në rutinë
Në mbrëmjen me Matrixyl Ampoule:
Cleanser → Toner hidratues → SKIN1004 Matrixyl Ampoule → Krem hidratues
Në mbrëmjen pa ampoule:
Cleanser → Toner → Essence ose serum hidratues → Krem hidratues
Në mëngjes:
Cleanser i butë → Serum/Hidratues → SPF
Peptidet nuk kanë nevojë për rutinë 12-hapëshe. Kanë nevojë për konsistencë, hidratim dhe SPF.
Kujdes
Bëj patch test para përdorimit.
Mos e apliko mbi lëkurë të irrituar, të dëmtuar ose menjëherë pas eksfolimit. Shmang zonën rreth syve, buzët dhe plagët aktive.
Nëse irritimi vazhdon, ndërprite përdorimin.
Përdor SPF çdo mëngjes për të mbrojtur rutinën dhe pamjen e lëkurës.
| Madhësia | 9ml |
|---|





Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.