SKIN1004 – Madagascar Centella Ampoule 30ml
10.00 € Çmimi origjinal qe: 10.00 €.8.00 €Çmimi i tanishëm është: 8.00 €.
Ampulë qetësuese me Centella Asiatica nga Madagaskari, e krijuar për lëkurë sensitive, të dehidratuar ose që irritohet lehtë. Hidraton, ndihmon në mbështetjen e skin barrier dhe e lë lëkurën më të qetë, pa ndjesi të rëndë apo ngjitëse.
Kur lëkura është nervozuar, mos e mbingarko. Qetësoje.
Dërgesë në Kosovë, Shqipëri & Maqedoni
| Madhësia | 30ml |
|---|
Jo çdo rutinë ka nevojë për më shumë aktivë. Ndonjëherë lëkura ka nevojë vetëm për hidratim dhe qetësi.
SKIN1004 Madagascar Centella Ampoule është një ampulë e lehtë për përdorim të përditshëm, e fokusuar në qetësimin, hidratimin dhe mbështetjen e barrierës natyrale të lëkurës.
Formula përmban Centella Asiatica Extract nga Madagaskari, një përbërës shumë i njohur në K-Beauty për kujdesin ndaj lëkurës sensitive dhe redness-prone. Sipas SKIN1004, produkti është i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, veçanërisht për lëkurë të thatë dhe delikate.
Tekstura ujore shpërndahet lehtë, përthithet shpejt dhe nuk lë ndjesi ngjitëse. Për këtë arsye mund të përdoret si në mëngjes, ashtu edhe në mbrëmje, dhe kombinohet lehtë me toner, serum tjetër, moisturizer dhe SPF.
Çfarë përmban formula?
Formula zyrtare përfshin:
- Centella Asiatica Extract – ndihmon që lëkura të ndihet më e qetë dhe më e balancuar;
- Glycerin – ndihmon në tërheqjen dhe ruajtjen e hidratimit;
- Butylene Glycol – mbështet hidratimin dhe teksturën e lehtë të produktit.
Lista zyrtare e përbërësve është minimaliste dhe përfshin ujë, glycerin, butylene glycol, Centella Asiatica Extract dhe disa përbërës funksionalë për stabilitetin e formulës.
Benefitet
✔ Ndihmon në qetësimin e lëkurës sensitive dhe të stresuar.
✔ Ofron hidratim pa e rënduar fytyrën.
✔ Mbështet skin barrier.
✔ Ndihmon që lëkura të ndihet më e butë dhe më komode.
✔ Teksturë ujore me përthithje të shpejtë.
✔ Nuk lë ndjesi ngjitëse.
✔ Mund të përdoret në mëngjes dhe në mbrëmje.
Për kë është?
Kjo ampulë rekomandohet për:
- lëkurë sensitive;
- lëkurë redness-prone;
- lëkurë të dehidratuar;
- lëkurë të thatë;
- lëkurë normale;
- lëkurë mikse;
- lëkurë acne-prone që ka nevojë për rutinë më të butë;
- barrierë të dobësuar;
- persona që përdorin retinol ose acide dhe kërkojnë një hap qetësues.
SKIN1004 e liston si produkt të përshtatshëm për lëkurë normale, mikse dhe të thatë, ndërsa formula është krijuar veçanërisht për lëkurë delikate.
Për kë mund të mos jetë?
Nëse problemi yt kryesor janë:
- njollat e errëta;
- hiperpigmentimi;
- poret shumë të dukshme;
- yndyra e tepërt;
- aknet aktive;
mund të të duhet një serum më i fokusuar me Niacinamide, Azelaic Acid, BHA ose Tranexamic Acid.
Kjo ampulë fokusohet kryesisht në qetësim, hidratim dhe barrier support, jo në eksfolim apo trajtim intensiv të njollave.
Si përdoret?
Përdore pas pastrimit dhe tonerit.
Rendi në mëngjes
- Cleanser
- Toner
- SKIN1004 Madagascar Centella Ampoule
- Moisturizer
- SPF
Rendi në mbrëmje
- Cleanser
- Toner
- SKIN1004 Madagascar Centella Ampoule
- Moisturizer
Apliko 2–3 pika në fytyrë dhe shtype lehtë me gishta derisa të absorbohet. Udhëzimi zyrtar rekomandon aplikimin e një sasie të përshtatshme dhe përthithjen me prekje të lehta.
| Madhësia | 30ml |
|---|





Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.