Home » Shop » Medicube – Zero Pore Pad 2.0, 70 pads / 155g
Back to products
Dr. Althea – 345 Relief Cream, 50ml
Dr. Althea – 345 Relief Cream, 50ml Çmimi origjinal qe: 30.00 €.Çmimi i tanishëm është: 24.00 €.

Medicube – Zero Pore Pad 2.0, 70 pads / 155g

1 People watching this product now!

Çmimi origjinal qe: 25.00 €.Çmimi i tanishëm është: 23.00 €.

Pads eksfoliues me AHA dhe BHA, të krijuar për lëkurë me pore të dukshme, yndyrë të tepërt dhe teksturë jo të njëtrajtshme. Ndihmojnë në largimin e qelizave të vdekura, pastrimin e poreve dhe përgatitjen e lëkurës për hapat e tjerë të rutinës.

Pore më të pastra. Teksturë më e lëmuar. Rutinë më e thjeshtë.

Dërgesë në Kosovë, Shqipëri & Maqedoni

Merre në set me produkte që shkojnë bashk

Këto produkte e plotësojnë njëra-tjetrën

Madhësia70 Pads / 155g
Përshkrim

Poret nuk “mbyllen”. Por mund të duken më të pastra dhe më pak të dukshme.

MEDICUBE Zero Pore Pad 2.0 është një nga produktet më të njohura të K-Beauty për lëkurë me pore të zgjeruara, yndyrë të tepërt dhe teksturë të ashpër.

Çdo kavanoz përmban 70 pads të lagura me një formulë eksfoliuese që kombinon AHA dhe BHA, duke ndihmuar në largimin e qelizave të vdekura, pastrimin e poreve dhe kontrollin e sebumit. Pad-et kanë dy anë:

  • Ana me teksturë – për eksfolim të butë dhe pastrim më të thellë.
  • Ana e lëmuar – për hidratim dhe përgatitje të lëkurës.

Përdorimi i rregullt ndihmon që lëkura të duket më e lëmuar, më e freskët dhe me teksturë më uniforme, pa pasur nevojë për scrub fizik agresiv.


Benefitet

✔ Ndihmon në pastrimin e poreve.

✔ Largon qelizat e vdekura.

✔ Përmirëson pamjen e teksturës së lëkurës.

✔ Ndihmon në kontrollin e yndyrës së tepërt.

✔ Përgatit lëkurën për serum dhe krem.

✔ Praktik dhe i shpejtë për përdorim të përditshëm.


Për kë është?

Rekomandohet për:

  • lëkurë mikse;
  • lëkurë oily;
  • pore të dukshme;
  • blackheads;
  • whiteheads;
  • teksturë jo të njëtrajtshme;
  • lëkurë acne-prone;
  • persona që duan eksfolim të butë pa scrub.

Për kë mund të mos jetë?

Ky produkt mund të mos jetë zgjedhja më e mirë për:

  • lëkurë shumë sensitive;
  • barrierë shumë të dëmtuar;
  • lëkurë shumë të irrituar.

Nëse përdor retinol ose acide të tjera, fillo me 2–3 herë në javë dhe mos i përdor të gjitha aktivët në të njëjtën mbrëmje.


Si përdoret?

Pas pastrimit:

  1. Merr një pad.
  2. Kalo fillimisht anën me teksturë në fytyrë.
  3. Pastaj përdor anën e lëmuar.
  4. Vazhdoni me serum dhe krem hidratues.

Frekuenca

  • Fillestarët: 2–3 herë në javë.
  • Më pas sipas tolerancës së lëkurës.

Në mëngjes mos harro SPF.

Informacion shtesë
Madhësia70 Pads / 155g
Përshtypje (0)

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Medicube – Zero Pore Pad 2.0, 70 pads / 155g”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Application method