Aestura – Atobarrier 365 Hydro Soothing Cream Mini, 10ml
4.00 € Çmimi origjinal qe: 4.00 €.3.50 €Çmimi i tanishëm është: 3.50 €.
Krem hidratues mini me Ceramide, Squalane dhe kompleksin AtoBarrier™ për hidratim të menjëhershëm dhe mbështetje të skin barrier. AESTURA Atobarrier 365 Hydro Soothing Cream ka teksturë të lehtë gel-cream, përthithet shpejt dhe është ideal për lëkurë sensitive, të dehidratuar ose të irrituar.
Hydratim i lehtë. Barrierë më e qetë.
Dërgesë në Kosovë, Shqipëri & Maqedoni
| Madhësia | 10ml |
|---|
Kur lëkura ka nevojë për hidratim, por nuk duron kremra të rëndë.
AESTURA Atobarrier 365 Hydro Soothing Cream Mini është versioni 10ml i një prej kremrave më të njohur koreanë për kujdesin ndaj skin barrier.
Formula është krijuar për të hidratuar lëkurën pa e rënduar, duke e bërë të përshtatshme për përdorim të përditshëm, veçanërisht në lëkurë sensitive, mikse ose të dehidratuar.
Në qendër të formulës është AtoBarrier™ Technology, e kombinuar me:
- Ceramide NP, për të ndihmuar në mbështetjen e barrierës së lëkurës;
- Squalane, për hidratim dhe zbutje;
- Panthenol, për komfort të lëkurës;
- Allantoin, për qetësim;
- Glycerin, për tërheqjen dhe ruajtjen e lagështisë.
Tekstura është e lehtë, freskuese dhe përthithet shpejt, pa lënë ndjesi të yndyrshme.
Ky format 10ml është ideal për:
- ta provosh produktin para madhësisë full-size;
- udhëtime;
- çantë;
- rutinë gjatë ditës.
Benefitet
✔ Hidraton lëkurën pa e rënduar
✔ Ndihmon në mbështetjen e skin barrier
✔ Jep ndjesi freskie dhe komforti
✔ Përthithet shpejt
✔ Ideale për përdorim gjatë gjithë vitit
✔ E përshtatshme edhe nën makeup
Për kë është?
Ky krem rekomandohet për:
- lëkurë sensitive;
- lëkurë të dehidratuar;
- lëkurë normale;
- lëkurë mikse;
- barrierë të dobësuar;
- skuqje nga tharja;
- persona që preferojnë tekstura të lehta.
Për kë mund të mos jetë?
Nëse ke lëkurë shumë të thatë ose shumë të dehidratuar gjatë dimrit, mund të preferosh versionin Atobarrier 365 Cream, i cili ka teksturë më të pasur.
Si përdoret?
Pas serumit ose ampoulës:
- Merr një sasi të vogël.
- Apliko në fytyrë dhe qafë.
- Masazho lehtë derisa të absorbohet.
Në mëngjes
- Cleanser
- Toner
- Serum
- AESTURA Hydro Soothing Cream
- SPF
Në mbrëmje
- Cleanser
- Toner
- Serum
- AESTURA Hydro Soothing Cream
| Madhësia | 10ml |
|---|





Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.