Anua – PDRN Hyaluronic Acid Hydrating Capsule Mist – 100ml

4 People watching this product now!

28.00 

Mist-serum hidratues me 2,000 ppm PDRN, Hyaluronic Acid, Hydrolyzed Collagen, Panthenol dhe Ceramide NP për hidratim të menjëhershëm, glow dhe mbështetje të skin barrier. Formula me kapsula të imëta vajore shpërndahet në një mjegull të lehtë dhe mund të përdoret gjatë rutinës ose mbi makeup, pa ndjesi të rëndë.

Dërgesë në Kosovë, Shqipëri & Maqedoni

Brands: Anua
Problemi i lëkurësBarrierë e dobësuar, Dehidratim, Glow & teksturë, Lëkurë e thatë, Lëkurë sensitive, Makeup i thatë, Mungesë elasticiteti
Madhësia100ml
Përshkrim

Kur lëkura ndihet e thatë gjatë ditës, nuk të duhet ta fillosh rutinën nga e para.

Anua PDRN Hyaluronic Acid Hydrating Capsule Mist është një facial mist me teksturë serum-essence, i krijuar për t’i dhënë lëkurës hidratim, freski dhe glow në çdo moment të ditës.

Formula përmban 2,000 ppm Sodium DNA/PDRN, së bashku me disa forma të Hyaluronic Acid, të cilat ndihmojnë në ruajtjen e lagështisë dhe në një pamje më të mbushur të lëkurës. Hydrolyzed Collagen, Panthenol, Allantoin, Ceramide NP dhe Copper Tripeptide-1 mbështesin komfortin, elasticitetin dhe skin barrier.

Kapsulat e imëta vajore shpërndahen nëpër formulën ujore dhe çlirohen gjatë aplikimit, duke krijuar një finish të butë dhe dewy pa e lënë lëkurën greasy. Mjegulla e imët e bën të përshtatshëm para serumit, pas kremit ose edhe mbi makeup për një refresh të shpejtë.

Për kë është?

  • Lëkurë e dehidratuar
  • Lëkurë e thatë ose normale
  • Lëkurë dull dhe pa glow
  • Lëkurë që ndihet e tendosur gjatë ditës
  • Mungesë elasticiteti
  • Barrierë e dobësuar
  • Makeup që duket i thatë ose cakey
  • Kush dëshiron hidratim të shpejtë pa krem shtesë

Për kë mund të mos jetë?

Nëse ke lëkurë shumë oily, fillo me 1–2 spërkatje dhe shiko si ndihet finish-i në lëkurën tënde.

PDRN në listën e përbërësve paraqitet si Sodium DNA. Nëse kërkon produkte rreptësisht vegan, verifiko origjinën e përbërësit para blerjes.

Si përdoret?

  1. Mbaje shishen rreth 10–20 cm larg fytyrës.
  2. Mbylli sytë dhe spërkate 2–4 herë.
  3. Lëre të absorbohet ose shtype lehtë me pëllëmbë.
  4. Përdore pas tonerit, si hap hidratues para kremit, ose gjatë ditës mbi makeup.

Mund të përdoret në mëngjes, në mbrëmje dhe sa herë që lëkura ka nevojë për hidratim shtesë.

Informacion shtesë
Problemi i lëkurësBarrierë e dobësuar, Dehidratim, Glow & teksturë, Lëkurë e thatë, Lëkurë sensitive, Makeup i thatë, Mungesë elasticiteti
Madhësia100ml
Përshtypje (0)

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Anua – PDRN Hyaluronic Acid Hydrating Capsule Mist – 100ml”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Application method