Celimax – The Vita A Retinol Shot Tightening Serum, 30ml

4 People watching this product now!

19.00 

Serum nate me 0.1% retinol, 9 peptides dhe panthenol për lëkurë që ka nevojë për teksturë më të lëmuar, pore më të rafinuara dhe elasticitet më të mirë. Ideal për fine lines, mungesë firme dhe glow më të kontrolluar — por duhet përdorur gradualisht dhe gjithmonë me SPF në mëngjes.

Dërgesë në Kosovë, Shqipëri & Maqedoni

Brands: Celimax
Madhësia30ml
Përshkrim

Celimax The Vita A Retinol Shot Tightening Serum është serum aktiv për rutinë nate, i formuluar me 0.1% pure retinol dhe 9-Peptide Complex për lëkurë që ka filluar të tregojë fine lines, pore më të dukshme, teksturë të pabarabartë ose humbje elasticiteti.

Retinoli ndihmon në procesin natyral të rinovimit të lëkurës, duke e bërë atë të duket më e lëmuar, më e rafinuar dhe më e freskët me përdorim të rregullt. Peptides ndihmojnë në pamjen e elasticitetit dhe firmness, ndërsa panthenol, vitamin E, allantoin dhe carrot root extract e bëjnë formulën më të balancuar dhe më komode për lëkurën.

Ky nuk është serum për ta përdorur “sa më shumë, aq më mirë”. Është produkt aktiv. Duhet futur ngadalë në rutinë, sidomos nëse nuk ke përdorur më parë retinol.

Për kë është?
Për lëkurë normale, mikse ose oily që ka fine lines, pore të dukshme, teksturë, mungesë elasticiteti ose pamje të lodhur.

Për kë mund të mos jetë?
Nëse ke lëkurë shumë sensitive, barrierë të dëmtuar, irritim aktiv ose nuk përdor SPF çdo ditë, ky produkt nuk është hapi i parë më i mirë. Nëse je shtatzënë ose duke ushqyer me gji, shmange retinolin ose konsultohu para përdorimit.

Si përdoret:
Përdore vetëm në mbrëmje, pas pastrimit dhe toner-it. Apliko një sasi shumë të vogël në fytyrë, duke shmangur zonën rreth syve. Fillo 2–3 herë në javë për 2 javët e para, pastaj rrite frekuencën vetëm nëse lëkura e toleron mirë. Vazhdo me krem hidratues dhe përdor SPF çdo mëngjes.

Mos e kombino në të njëjtën mbrëmje me AHA, BHA, eksfoliantë të fortë ose produkte të tjera shumë aktive nëse lëkura jote irritohet lehtë.

Informacion shtesë
Madhësia30ml
Përshtypje (0)

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Celimax – The Vita A Retinol Shot Tightening Serum, 30ml”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Application method

Produkte të ngjashme