ANUA PDRN Duo për Hidratim & Glow – Mist 100 ml + Krem 60 ml
54.00 €
Dy hapa për lëkurë më të hidratuar, të butë dhe me glow natyral. Seti kombinon ANUA PDRN Hydrating Capsule Mist me ANUA PDRN Moisturizing Cream për hidratim në disa nivele, mbështetje të barrierës dhe një pamje më të freskët e më të mbushur të lëkurës.
Mist + krem. Hidratim që zgjat dhe glow pa ndjesi të rëndë.
Dërgesë në Kosovë, Shqipëri & Maqedoni
Kur lëkura duket e lodhur, e thatë ose pa jetë, nuk i duhet gjithmonë një rutinë me shumë hapa. Ndonjëherë i duhen vetëm produktet e duhura që punojnë së bashku.
ANUA PDRN Duo për Hidratim & Glow bashkon dy produkte nga linja PDRN e ANUA-s për t’i dhënë lëkurës hidratim të menjëhershëm dhe për ta ruajtur atë më gjatë.
Seti përmban:
- ANUA PDRN Hyaluronic Acid Hydrating Capsule Mist – 100 ml
Një mist-serum me 2,000 ppm PDRN, Hyaluronic Acid, Hydrolyzed Collagen, Panthenol dhe Ceramide NP. Mjegulla e imët freskon dhe hidraton lëkurën, ndërsa kapsulat vajore krijojnë një finish të butë dhe dewy, pa ndjesi të rëndë.
Mund të përdoret gjatë rutinës ose mbi makeup, sa herë që lëkura ndihet e thatë.
- ANUA PDRN Hyaluronic Acid 100 Moisturizing Cream – 60 ml
Krem hidratues me PDRN, 10 lloje Hyaluronic Acid, Hydrolyzed Collagen, Niacinamide, Squalane, Centella Asiatica dhe Madecassoside.
Tekstura e lehtë përthithet shpejt dhe ndihmon që lëkura të duket më e butë, më e mbushur dhe me glow, pa finish të yndyrshëm.
PËRFITIMET E SETIT
• Ofron hidratim në disa nivele
• Ndihmon në ruajtjen e lagështisë në lëkurë
• Mbështet barrierën mbrojtëse të lëkurës
• Përmirëson pamjen e lëkurës dull dhe të lodhur
• Ndihmon që vijat nga dehidratimi të duken më pak të theksuara
• Jep një pamje më të butë, të freskët dhe dewy
• Freskon makeup-in e thatë ose cakey
• Krijon rutinë të thjeshtë me vetëm dy hapa hidratues
PËR KË ËSHTË?
Seti rekomandohet për:
• Lëkurë të dehidratuar
• Lëkurë të thatë ose normale
• Lëkurë mikse që ka mungesë hidratimi
• Lëkurë dull dhe pa glow
• Barrierë të dobësuar
• Mungesë elasticiteti
• Vija të holla nga dehidratimi
• Makeup që duket i thatë gjatë ditës
• Lëkurë sensitive që e toleron formulën
Nëse ke lëkurë shumë oily, përdor 1–2 spërkatje të mistit dhe një sasi të vogël të kremit.
SI PËRDORET SETI?
- Pastrues
- Toner ose serum, sipas nevojës
- ANUA PDRN Capsule Mist
- ANUA PDRN Moisturizing Cream
Misti mund të përdoret përsëri gjatë ditës, edhe mbi makeup.





Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.