Abib – Quick Sunstick Protection Bar, 22g
24.00 € Çmimi origjinal qe: 24.00 €.17.00 €Çmimi i tanishëm është: 17.00 €.
Sunstick me SPF50+ PA++++ që ofron mbrojtje të lartë nga rrezet UVA dhe UVB në një format praktik. Rrëshqet lehtë mbi lëkurë, nuk lë white cast dhe është ideal për riaplikimin e SPF gjatë ditës, edhe mbi makeup.
SPF nuk është vetëm për plazh. Është për çdo ditë.
Dërgesë në Kosovë, Shqipëri & Maqedoni
| Madhësia | 22g |
|---|
Mbrojtja nga dielli duhet të jetë e lehtë për t’u përdorur.
ABIB Quick Sunstick Protection Bar SPF50+ PA++++ është një sunstick i krijuar për ta bërë riaplikimin e SPF-it të shpejtë, praktik dhe pa rrëmujë.
Formati në stick lejon aplikim të drejtpërdrejtë në fytyrë pa përdorur duart, duke e bërë ideal për në punë, universitet, makinë, udhëtime ose gjatë aktiviteteve në natyrë.
Formula ofron mbrojtje të lartë SPF50+ PA++++ ndaj rrezeve UVA dhe UVB, ndërsa tekstura e lehtë nuk lë ndjesi të yndyrshme ose white cast. Përfundimi është i butë dhe natyral, duke u përshtatur mirë edhe mbi makeup.
Nëse e ke të vështirë të riaplikosh kremin SPF gjatë ditës, ky sunstick është një nga formatet më praktike të K-Beauty.
Benefitet
✔ SPF50+ PA++++ për mbrojtje të lartë nga rrezet UVA dhe UVB.
✔ Riaplikim i lehtë gjatë ditës.
✔ Nuk lë white cast.
✔ Nuk ngjit dhe nuk rëndon lëkurën.
✔ Mund të përdoret edhe mbi makeup.
✔ Format praktik për ta mbajtur gjithmonë me vete.
Për kë është?
Ky produkt rekomandohet për:
- lëkurë normale;
- lëkurë mikse;
- lëkurë me yndyrë;
- lëkurë sensitive;
- persona që kalojnë shumë kohë jashtë;
- persona që kërkojnë një mënyrë të shpejtë për të riaplikuar SPF.
Për kë mund të mos jetë?
Nëse po aplikon SPF për herë të parë në mëngjes, rekomandohet të përdorësh një krem SPF për një mbulim më të plotë.
Ky sunstick është ideal kryesisht për riaplikimin gjatë ditës.
Si përdoret?
Në mëngjes
Si hapi i fundit i rutinës:
- Cleanser
- Toner
- Serum
- Moisturizer
- SPF
Gjatë ditës
Riaplikoje çdo 2–3 orë ose sipas nevojës, veçanërisht pas djersitjes ose ekspozimit të zgjatur në diell.
Kalo stick-un butësisht mbi fytyrë dhe qafë pa ushtruar presion.
| Madhësia | 22g |
|---|





Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.