Missha – Airy Fit Sheet Mask – Lemon, 19g

3 People watching this product now!

1.50 

Sheet mask me Lemon Extract, Niacinamide dhe Hyaluronic Acid për hidratim, freskim dhe një pamje më të ndritshme të lëkurës. MISSHA Airy Fit Lemon Sheet Mask ndihmon që lëkura të duket më e freskët, më uniforme dhe me glow natyral.

Kur lëkura duket e lodhur, jepi pak shkëlqim – jo më shumë makeup.

Dërgesë në Kosovë, Shqipëri & Maqedoni

Brands: MISSHA
Përshkrim

low natyral fillon me lëkurë të hidratuar dhe të freskët.

MISSHA Airy Fit Lemon Sheet Mask është maskë me material ultra të hollë, e krijuar për t’i dhënë lëkurës hidratim dhe një pamje më të ndritshme.

Formula përmban Lemon Extract, i pasur me antioksidantë, së bashku me Niacinamide dhe Sodium Hyaluronate, të cilët ndihmojnë në hidratimin e lëkurës, përmirësimin e pamjes së tonit dhe rikthimin e shkëlqimit natyral. Materiali Airy Fit ngjitet mirë në fytyrë dhe ndihmon që essence të shpërndahet në mënyrë të njëtrajtshme.

Për kë është?

  • Lëkurë e lodhur dhe pa shkëlqim
  • Lëkurë normale
  • Lëkurë mikse
  • Lëkurë e dehidratuar
  • Ton i pabarabartë i lëkurës
  • Kush kërkon glow para një eventi

Për kë mund të mos jetë?

Nëse ke lëkurë shumë sensitive ose barrierë të irrituar, mund të preferosh një maskë qetësuese si Tea Tree ose Shea Butter. Gjithmonë rekomandohet patch test para përdorimit.

Si përdoret?

  1. Pastro fytyrën dhe apliko toner.
  2. Vendose maskën në fytyrë.
  3. Lëre të veprojë për 10–20 minuta.
  4. Hiqe dhe masazho butësisht essence e mbetur derisa të absorbohet.
  5. Mos e shpëlaj fytyrën.

Përdore 1–3 herë në javë ose sa herë që dëshiron një boost të shpejtë hidratimi dhe glow.

Përshtypje (0)

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Missha – Airy Fit Sheet Mask – Lemon, 19g”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Application method

Produkte të ngjashme